Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Është kthyer në Komision 5D”, Nallbati në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS: Pala përballë kanë ardhur si avokatë

Anëtari zëvendësues i PD në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Bledion Nallbati, tha me ironi se Komisioni Hetimor është kthyer në Komision 5D.

Nallbati theksoi se pala përballë ka ardhur si avokatë të palës tjetër, duke iu tërhequr vëmendjen që të kenë më seriozë.

Bledion Nallbati: Nuk kemi ardhur këtu për të bërë teatër. Maxhoranca bën propozime dhe thotë më pas bëjmë shaka. Nëse këtë e bënkan ekspertët, unë kam propozim që ta bëjmë koncesion dhe zgjidhet problemi. Për mënyrën sesi bëhet koncesioni e dini ju se ia keni marrë dorën.

Komisioni është kthyer në Komision 5D. Ne kemi ardhur të hetojmë institucionet. Pala përballë ka ardhur këtu në palën e avokatit dhe keni gabuar pozicion. Bëni mirë të bëni detyrën që iu ka ngarkuar ky Komision.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button