
Në “flirtin” e rrjeteve sociale që ka lindur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, nuk ka ndryshuar vetëm muzika, por i është shtuar edhe një protagonist i ri, Sali Berisha, të cilit njëri i referohet si Doktori dhe tjetri si Bufi.
Nga “diss-et” me vargjet e reperit Unikkatil, kryeministri Rama kaloi sot në një tjetër zhanër muzikor, më energjik, duke i kthyer përgjigje kreut të Koalicionit Euroatlantik përmes rubrikës “Zgjimi i Lulit” në Facebook, me këngën “Jepi gaz” në sfond.
Rama nuk e kursen aspak ironinë teksa i përgjigjet Bashës pas “zgjimit në mesnatë” që i bëri, duke i kërkuar që “t’i japë gaz”, pasi është rikthyer si “cunami” në politikën aktive dhe për këtë arsye është detyruar, “i frikësuar” që të garojë në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Tiranën.
VIDEO e Ramës në Facebook:
Lulzim Basha: O Rameee, çfarë frikacaku je me burë, ke vënë doktorin me më sulmu mu…! A ça je, ça je, mërzit doktorin që i sulmoi partnerin eee…?!
Edi Rama: Ahaha… e niu Lul e niu… E ndjeu bufi plak, atë që ndjeva unë kur u futa me vrap aty te lista e mbyllur! Sa e pashë që u zgjove, pupupu ça stresi, ik thashë, ik, ik mbyllu në listë aty, mbyll qepenin se të shkatërroi prapë Lul cunami, siç më shkatërrove më 2015, 2017, 2019, 2021, eh ça më ke bë, ça më ke bë. Po që më ka marrë malli mo burrë të ma këndosh pak himnin aty poshtë.
Lulzim Basha: Po dil vetë në fush mo burrë… doktori 81 vjeç!
Edi Rama: Unë të dalë në fushë? Mos mo burrë, tani që dole ti me Hysen Gjurën dhe Pëllumb Seferin, jo mo vlla. Le të merret bufi me ty tani, se e mori lehtë këtë punë. Po kam frikë se është vonë, u ngrejt era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta, po shkunden puplat.
Lulzim Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem unë me Bashën, siç jeni marrë më përpara të dy me mua…!
Edi Rama: Eeee, vallai këtu s’di ça të them tani, se më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte ai, Robert Çamçakëzi, e mban mend Bertin apo jo, te ai filmi “Horizonte të hapura”, ju mbyti xhelozia ju mbyti… ti thua jam i doktor Bufit, bufi thotë jam i Lul Bravës. Ore nuk e di, po ai Gaz Ballokumja i kujt është mor Lul, pash Zotin se më para më çmendje, Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im… ahahah! E mor artist, mor artist kur do të të kuptojë ty këneta do jetë tharë komplet. Por ti, ti, mos ma ndaj mendjen e lehtë dhe ec aty, jepi gaz! Të përshëndes! (vendos këngën ‘Jepi gaz’ në sfond)… Dhe në fund fare mos harro, 5, numrin 5, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin!