Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Elva Margariti largohet nga Qeveria, Ervin Metes i ‘sharrohet’ portofoli: Çfarë do të këtë në përbërje ‘super ministria’ e Blendi Gonxhes

Kreu i Qeverisë, Edi ka njoftuar ditën e sotme krijimin e një ministrie të re që do drejtohet nga Blendi Gonxhja. Para ketij vendimi, Blendi Gonxhja ka mbajtur postin e drejtorit te Pergjithshem te Sherbimeve te Transportit Rrugor.

Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete. Me kete levizje, Ervin Metes do t’i mbetet vetem ministria e Financave.

Po ashtu në këtë ministri të re, do të shkrihet dhe Kultura, ç’ka nënkupton largimin e Elva Margaritit në ministria që drejton aktualisht.

Ndërkohë që risia do të jetë dhe Inovacioni, pjesë e minsitrisë së re. Ministria e Inovacionit ka ekzistuar qe ne vitin 2013-2017, dhe kete post e ka patur Milena Harito.

Kjo ministri kishte ne varesi dhe Administrataten Publike, por gjate mandatit te dyte kjo ministri u vendos te ristrukturohej dhe te hiqej.

Administrata Publike mbeti ne varesi te DAP, nderkohe qe Inovaconi kaloi si drejtori ne varesi te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjitikes.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button