Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ka njoftuar shpalljen e thirrjes per edicionin e VI te cmimeve letrare mbarekombetare “Vexhi Buharaja 2025. Ne faqet publike te tij, kryetari qe nismoi kete cmim te pervitshem ben me dije se:
Edicioni i VI- të i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “Vexhi Buharaja 2025” rikthehet edhe këtë vit dhe fton çdo shkrimtar apo përkthyes të marrë pjesë.
Gjinitë letrare në të cilat do të konkurrohet janë: 1.Cikël poetik me 7 poezi 2.Cikël me 9 poezi të përkthyera
Krijimet dhe përkthimet do të vlerësohen nga juria e nderuar e përbërë nga: Prof. Dr. Ymer Ciraku, Prof. Ass. Dr. Maklena Nika, Aleksandër Çipa, Rita Petro dhe Yzedin Hima.
Fituesit do të përfitojnë: -Shumë monetare Kupën, e cila tashmë është kthyer në simbolikë të këtij çmimi Një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja
Dërgo krijimet në [email protected] Afati i fundit deri në 10 maj Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 maj, në bibliotekën “Vexhi Buharaja”. *Për çdo paqartësi kontaktoni në nr. e telefonit +355696567838