EditorialKryesorePolitike

E majta e gërryer moralisht edhe paaftë tanimë për ta fshehur këtë

 

Nga Irena Beqiraj-
Tipari themelor që duhet të dallojë të majtën dhe të djathtën nuk janë thjesht pikëpamjet e tyre përkatëse për ekonominë, por thelbi I dallimit janë qëndrimet e tyre në lidhje me rishpërndarjen. Për te majtët, sa më i madh është hendeku i ardhurave në nje shoqëri , aq më të larta duhet te jenë taksat dhe aq më e madhe duhet të jetë rishpërndarja.
Por në 4 dekadat e fundit, të majtët kanë lëvizur në drejtim të kundërt. Edhe pse pabarazia është rritur progresiviteti i taksave mbi të ardhurat është ulur, mbështetja në taksat regresive të konsumit të cilat rëndojnë mbi të varfërit është rritur, madje për t’u përshtatur me garën globale , kapitali taksohet edhe më pak. Lavjerrësi i politikës së majtë u zhvendos shumë shpejt drejt individualizmit duke injoruar nevojën e veprimit kolektiv, të rregulluar ose të organizuar nga qeveritë.
Te majtët u dorëzuan shumë lehtë ndaj fondamentalizmit të tregut dhe i pranuan parimet e tij si qëndrore. Për më tepër , ata e udhëhoqën lëvizjen e hiper-globalizimit në momentet vendimtare.
Prsh lëvizja e lirë e kapitalit e cila është sot normë politike duke filluar nga Bashkimi Evropian, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe FMN ishte padyshim vendimi më fatal për pabarazinë e dukshme në ekonominë globale , në dekadat e fundit.
Ajo nuk u promovua nga ideologët e tregut të lirë , pra nga te djathtët, por nga teknokratët francezë si Jacques Delors dhe Henri Chavranski , të cilët ishin të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste në Francë. Po ashtu gjatë krizëes se 2007, ishin bankat dhe korporatat e mëdha qe u shpëtuar nga të majtët, edhe jo familjet e thjeshta.
Thënë ketë e majta tradicionale u bashkua me të djathtën për të prodhuar një formë politike që teoricieni politik Chantal Mouffe, e përshkroi në vitet 2000 si ” post-demokratike “. Ndërsa socialdemokratët në të gjithë perëndimin adoptuan centrizmin si Rrugën e Tretë ose “Thaçerizmin me fytyrë njerëzore” .
Ndërsa përkrahën të njejtat mënyra të drejtimit ekonimik si te djathtët, të majtët pretenduan se pabarazia që prodhohej në ekonomi do të zbutej nga ” ëmbëlsuesit” që merrnin formën e më shumë shpenzimeve për programet sociale dhe arsimin , gjë që rrallë bëhej realitet.
Ndarja e madhe në politikë për të majtët nuk lidhej më me mënyrën se si duhet drejtuar ekonomia, por përkundrazi ato u fokusuan në marrëdhëniet shoqërore midis qeverisë dhe njerëzve. Ndaj edhe te majtët u përfshijnë në cështjet e tjera si ato te gjinisë, racës dhe orientimit seksual . Ndaj edhe te majtët I ke sot në vend të parë për përdorimin e hapur të mediave .
Ekonomisti francez Thomas Piketty ka dokumentuar edhe një transformim interesant në bazën sociale të partive të majta. Deri në fund të viteve 1960, të varfërit në përgjithësi votonin për partitë e së majtës, ndërsa të pasurit votonin për të djathtën. Që atëherë, partitë e krahut të majtë janë kapur gjithnjë e më shumë nga elita e mirëarsimuar, të cilën Piketty e quan “E majta Brahmin”, për t’i dalluar ato nga klasa e “Tregtarit”, anëtarët e së cilës ende votojnë për partitë e krahut të djathtë.
Piketty argumenton se ky transformim i elitës se majte e ka izoluar te majtët nga kërkesat rishpërndarëse. E majta Brahmine nuk është miqësore me rishpërndarjen. Madje ajo arrin deri aty sa konfliktin e interesit ta justifikojë me meritokracinë . Madje edhe trafiku I influencës pranohet hapur si moralashëm nga të majtët edhe mbështetësit e tyre . Elitat e majta besojnë se ato e meritojnë vendin e privilegjuar në shoqëri, edhe të varfrit janë te tillë për shkak te paaftësisë së tyre e jo për shkak të mungeses se mundësive te barabarta.
Ndaj dallimi midis partive politike kryesore, nuk është sot më i madh sesa ai midis Pepsit dhe Colës, duke I lenë qytetaret pa zgjedhje reale edhe në një krizë të thellë përfaqësimi.
Kriza e sotme të përfaqësimit e ka zhvendosur konfliktin politik nga midis ideve të majta e të djathta ( lënda parë e të cilave janë zgjidhjet ekonomike) në nje konflikt midis qytetarëve të të gjitha bindjeve dhe një grupi të ngushtë oligarkësh, ose “ kastës” . Qytetarët janë të lodhur nga çdo gjë që lidhet me të majtën tradicionale dhe po kërkojnë një qasje të re. Ose, siç e thotë Podemos , “Nëse doni ta bëni siç duhet, mos bëni atë që do të bënte e majta.”
Kjo ndarje e politikës nga morali për një kohë të gjatë nga të majtët, ka berë që cdo alternativë tjetër sado butaforike të jetë , të konsidetohet si më e mirë.
Ndaj fitorja e Tramp nuk duhet parë si një “lajthitje” e elektoratit amerikan por një” thirrje ulëritese ” ndaj te majtëve :
“Jeni të gërryer moralisht edhe nuk jeni më të aftë ta fshihni ketë”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button