
Nga Irena Beqiraj-
Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë .
Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit . Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe proçedurat ekzistuese për për përfitime personale.
Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston . Për të marrët, çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin është legjitim.
Durana nuk është veçse përdorimi i “teknologjisë”, si doganieri për të kaluar mall kontrabandë , por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali.
Ajo është inskenim i realitetit i cili redaktohet, rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse midis korrupsionit edhe zhvillimit.
Parku teknologjik Durana , nuk është thjesht në aferë korruptive ( sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën ” korrupsioni ekziston në gjithë botën”.
Nuk përfaqëson ” as kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit prapa kurrizit të tij edhe të gjithë “progresistëve” socialistë të drejtimit të partisë .
Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike , por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshta me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.
Faktet që ne jemi një komb i cili në vitin 2024 :
1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;
2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike , por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik ;
3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!
Ndaj u duhej Diella, Durana , marteniteti I Diellës , pasi publiku duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se :
“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon”.
E pra, , Durana , Diella edhe marteniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike , që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.
Kanë shkelur vetëm ligjin , kanë përfituar padrejtësisht para publike ? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm .
Më keq ! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi edhe askush nuk kursehet për të. Të gjithë këta të marrë gjejnë budallenj të tjerë për t’i duartrokitur.



