Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Dua ta mbyll me nder” – Monika Kryemadhi drejt largimit nga politika?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur kundër bojkotit nëpër komisione, referuar këtu edhe komisionit të fundit të mazhorancës për antikorrupsionin.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi u shpreh se bojkoti dëmton shumë opozitën, por theksoi se në rastin konkret duhet transparencë.

Ajo u shpreh se për komisionin antikorrupsion, i cili u miratua nga Kuvendit vetëm me votat e mazhorancës theksoi se “duhet të njohim kush janë iniciatorët e këtij komision dhe me kë janë dakrodësuar”.

Ndërsa e pyetur ne lidhje me angazhimin e saj politik dhe rikandidimin ose jo në zgjedhjet e 2025, Kryemadhi kishte kete pergjigje: “Se çfarë do të bëj unë me kandidimin tim, ka kohë akoma. Jeta ime politike 30 vjecare nuk ka të bëjë me angazhimet individuale, por me angazhimet në grup. Është shpejt për të folur për këtë gjë. Pavarësisht ambientit ku jetojmë, është shumë më i vështirë për një grua”.

Pyetje: A mendoni se bojkoti është zgjedhja më e mirë e mundshme e opozitës?

Kryemadhi: Unë nuk jam kundër asnjë bojkoti. Bojkoti dëmton shumë opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij në lidhje me korrupsionin. Edhe pjesëmarrja në komision, por edhe mospjesëmarrje nuk komision nuk ndalon asnjë deputet për të bërë punën në të gjithë raportet që krijojmë ne me ligjin apo elektoratin.

Nuk e di si është historia e komisionit, sepse duhet të njohim kush janë iniciatorët e komisionit dhe me ke janë dakordësuar Duke mos qenë transparente ndërtohen urat e skepticizmit mes mazhorancës dhe opozitës.

Unë që nga djegia e mandateve jam kundër bojkoteve, pasi janë edhe të gjitha pasojat që ne kemi përballë me institucionet.

Kështu që mendoj se të qenurit një opozitë kompakte dhe realiste me problemet që ka shoqëria shqiptare do të ndihmonte një hapësirë për ristrukturim dhe të jetës politike në Shqipëri.

Pyetje: A është kjo një mënyrë e juaja për tu larguar me nder nga parlamenti apo synoni që duke bërë këtë qasje mund të tentoni të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme, pra cili është plani për 2025?

Kryemadhi: E para puna ime si deputet nuk ka ndryshim. E vetmja gjë është vendndodhja. Mos harrojnë që paditë për inceneratorët nuk janë bërë as në foltoren e Parlamentit dhe as në selinë e PL, por janë bërë në aspektin e angazhimit të një grupi të rinjsh dhe të reja që paraqiten nje material voluminoz. Mungesa e transparencës dhe fshehja e informacionit bëntë që inceneratorët të ishin shpëtimi i Shqipërisë, por në të vërtetë ishin gropa e madhe e zezë e korrupsionit.

Po të shikoni, Monika del me më pak fjalime në Parlament. Por detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej me dinjitet mandatin. Se çfarë do të bëj unë me kandidimin tim, ka kohë akoma. Jeta ime politike 30 vjecare nuk ka të bëjë me angazhimet individuale, por me angazhimet në grup. Është shpejt për të folur për këtë gjë. Pavarësisht ambientit ku jetojmë, është shumë më i vështirë për një grua.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button