Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Dosja “Buka”/ GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Gjykata ka konstatuar se ish-zv.kryeministri i pandehur, nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.

Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij, Henrik Ligori, ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrin e nevojshëm për këtë gjykim. Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.

Në dhjetor SPAK mori zyrtarisht të pandehur ish/zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn për “shpërdorim detyre”, për çështjen e fabrikës “Buka sha.”Sipas strukturës së posaçme, procedura e privatizimit e ndjekur nga ish-ministri i Financave ka shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetra në buxhetin e shtetit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button