Presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, u fotografua duke folur me Zonjën e Parë të SHBA, Jill Biden gjatë ceremonisë për hapjen e katedrales ‘Notre Dame’ në Paris.
Në foto, Jill Biden shfaqet e qeshur në krah të Trump.
Pasi foto u bë virale, Trump postoi një fotomontazh.
Ai thotë se ka nxjerrë një parfum të ri, të cilit nuk i rezistojnë dot armiqtë.
“Këtu janë parfumet e mia të reja Trump! Unë i quaj ‘Fight, Fight, Fight’ (luftoni, luftoni, luftoni) sepse ato na përfaqësojnë ne si FITUES”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
“Një aromë që armiqtë tuaj nuk mund t’i rezistojnë,” shprehet Trump.