Blog

Dobia shtesë edhe skeci i Xhevair Zenelit !

Nga Irena Beqiraj-
Dobia shtesë është një nga shtyllat e ekonomiksit. Edhe pse shpesh nuk e vemë re, ne konsiderojmë kostot shtesë dhe përfitimet shtesë kur marrim vendime .
Ky koncept në dukje i thjeshtë shpesh është i vështirë për t’u shpjeguar .
Ime bijë edhe një shoqje e saj të cilat kanë zgjedhur të marrin konceptet e para mbi ekonomiksin më pyesin një ditë : “cfarë është dobia shtesë edhe a mund të marr ajo vlera negative” ?
Si t’ua shpjegoj dy vajzave 17 vjecare dobinë shtesë ? Mu kujtua skeci I Xhevair Zenelit edhe kënga “më the të dua” , me vargjet :
“Më the të dua por nuk mu besua
Mos folën zogjtë apo pemët,
mos foli zhurma e erës ?!
Prap unë ty tu luta që mua të më thuash,
Të dua pra unë ty të dua “, …….edhe fillova shpjegimin .
Në vitet 90 një djalë mori radion dhe u nis për në plazh , ku do të takohej me të fejuarën . I lumtur, i dashuruar dëgjonte radion, e cila sikur të kishte parandjerë gjendjen e tij emocionale , trasmetoi këngën “më the të dua” , gjatë të cilës përseritej disa herë vargu “të dua pra unë ty të dua”
Derisa mbriti në destinacion edhe gjatë kohës që priste të fejuarën, e cila u vonua ca, kënga u përsërit në radio 7 herë edhe vargu “të dua pra une ty të dua” me dhjetëra herë.
Kur vajza erdhi, si për të kërkuar falje për vonesën I thotë djalit pikërisht fjalën të cilën në atë kohë pritjeje , radioja e kishte shëndruar fjalën me pa vlerë në botë .
Pra, sa herë djali dëgjonte fjalën “të dua ” në këngë dobia shtesë binte, sa kur e dëgjoi nga e fejuara, fjala ” të dua” e bezdisi .
Pasi përfundova shpjegimin me besimin se vajzat e kishin kuptuar, ime bije më kthehet :
“E kuptuam mam, që të shijojmë dashurinë nuk do të dëgjojmë këngë dashurie! “
Kaq mjaftoi që ekonominë ta perzjenim me dashurinë .
Thoni pastaj që ekonomia nuk është shkencë e jetës ?!

Artikuj të lidhur

Back to top button