Aktualitet/LajmeKronikKryesore

“Do bëjmë vetëgjyqësi”/ Banorët e përmbytur të fshatit Çiflik dalin në protestë: Na mbyti bashkia, ka mbyllur kanalin kullues

Banorët e fshatit Çiflik janë ngritur mbrëmjen e sotme në protestë për shkak të përmbytjeve, që sipas tyre shkaktohen nga bllokimi i kanalit kullues.

Prej me shumë se një muaji kanali është i bllokuar dhe kjo ka çuar në përmbytjen  e tokave dhe banesave të tyre, dy herë brenda këtyre dy muajve.

Banorët pohojnë se që prej ngushtimit të kanalit nga ana e bashkisë, në Çiflik përmbytjet kanë qenë të shpeshta.

“Është bllokuara kanali. Nuk e di sesi ka ardhur uji, u mbyt fshati. Nuk na përgjigjet njeri. Nuk na e shpjegon njeri pse është mbyllur ura. Jemi përmbytur të gjithë si fshat”-thotë një banore.

“Duam të hiqet betoni shtesë dhe të derdhet uji. Nuk duam ndihmë, duam të hapet ura. Ky është kanal kullues, këta vijnë e bllokojnë. Më është mbytur shtëpia dhe serra, ku do t’i çoj kalamajtë”-shprehet banori tjetër.

“70 vjeç, nuk ka bërë vaki kjo. E bllokuan lumin, ku do vejë ai. Djali im u kthye nga Italia për të punuar këtu, tani përfundoi çdo gjë. Na mbyt bashkia me pritat që ka bërë.”-shprehet një tjetër.

“I bie të bëjmë vetëgjyqësi, t’i marrim vendimet me dhunë”.

Banorët i bëjnë thirrje bashkisë të marrë masa të menjëhershme pasi niveli i prurjeve të lumit dhe përrenjve po vijon të rritet.

Artikuj të lidhur

Back to top button