
Nga Ymer Hysa
NË DROPULL, aty ku bashkjetesa ndëretnike shkëlqen si askund tjetër në Ballkanin Perëndimor
Do të ishte Derviciani, Bashkia Dropull ku nisi sot Edicioni 16-të “Ditët e Miqësisë se Gazetareve”, organizuar nga Shoqata Kulturore Kombëtare “Ress Egnatia” në bashkëpunim me Unionin Gazetarëve Elbasan dhe perfshire edhe Unioni i Gazetareve Shqiptare.
Gazetarët e UGSH-së nga shumë qarqe të vendit si dhe nga trojet tona kombëtare si Presheva, Kosova, Bujanoci u pritën miqësisht nga autoritetet vendore.
Ky ishte aktiviteti i parë i parashikuar ne axhende, e cila plotesonte itinerarin nga Dropulli ne Sarandë dhe me tej ne Himarë.
Mbi rreth 70 gazetare vizituan fshatin njohur dropullit te Dervicianit dhe me pas ne Qendren Kulturore, duke u ndalur ne galerine e arteve figurative, ku jane ekspozuar piktura dhe skulptura nga autorë dropullitë.
Ne sallen e Qendres Kulturore, për gazetatët e pranishëm nga ansambli folklorik i krahines u dha një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale Dropullite.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Unionit të Gazetareve Shqiptare, gazetari Aleksander Çipa, si dhe mireseardhja per gazetaret u percoll prej zv/Kryetarit te Bashkisë Dropull zoti Thanas Kuremenos se bashku me homologun e vetPanajot Dhefto si edhe z. Xhimi Vila, Kryetar i Ress Egnatia.
Gjithashtu mes UGSH-së dhe Bashkisë Dropull u shkëmbyen dhurata simbolike reciproke.
Pas Dropullit pasditja vazhdoi me një vizitë në qytetin e Gjirokastrës për të vijuar më tej drejt perlës së mesdheut, qytetit te Sarandës.
NË BUTRINT KU QYTETËRIMI FLET SHQIP
Pas një nate të rehatshme në Hotel “Nertili” grupi i gazetarëve do të vijonte aktivitetin e ditës me tryezën e rrumbullakët:
“Njohja e aseteve turistike të Sarandës dhe roli i mediave në fushën e turizmit”, ku rreth kësaj teme referoi z. Aleksandër Çipa i cili bëri një përshkrim historik të Sarandës dhe zhvillimit turistik të saj ndër vite duke u përqëndruar në arritjet e dekadave të fundit që turizmi sarandit ofron për turistët e shumtë. Ai përmendi jo vetëm bukuritë natyrore që i ka dhuruar natyra si Syri i Kaltër e Bregdeti, por edhe për qytetin antik te Butrintin etj.
Rreth kësaj teme diskutuan edhe gazetarët Fatmir Popja, Vladimir Muça, Ilmi Kurti, Ardian Daullja etj, të cilët në fjalën e tyre u shprehen rreth këtij zhvillimi dhe trajtimi nga media.
Pas tryezës së rrumbullakët autobuzi me gazetarë do të përshkonte rrugën panoramike mbi bregdet drejt qytetit antik Butrint, si njëri nga atraksionet më të rëndësishme turistike tê Sarandës dhe mbarë vendit.
Udhëtimi komod në autobuz u shndërrua në një spektakël të vërtetë, pasi perkon edhe me diten e te dashuruarve.
-Sot është dita e Shën Valentinit, u shpreh përsëri kolegu Aleksandër Çipa, ftoj poetin dhe gazetarin Ymer Hysa të recitoje poezinë e tij.
Sigurisht recitova dy poezi të cilat u dëgjuan me vëmendje dhe u duartrokiten. Pas meje recituan edhe poetë të tjerë si Entela Abazi, Lorenc Pisha, Arjola Kondakçi, Ilmi Kurti etj.
Recitimi i poezive e bëri udhetimin të këndshem, entuziast dhe të shkurtër.
Arrijmë në hyrje të Parkut Arkeologjik të Butrintit. Shumica prej gazetareve te ardhur nga hapesira, e vizitonin për herë të parë. Skanuam biletat dhe sapo shkelëm brënda parkut ndezëm celularët. Nuk mund të anashkalonim asnjë detaj.
Nga historia kemi mësuar: “Butrinti është një qytet i lashtë Ilir dhe më vonë arbëror. Ai ka qenë i banuar që nga kohërat parahistorike dhe popullohej nga kaonët. Butrinti hyri në rënie në Antikitetin e Vonë, para se të braktisej gjatë Mesjetës, pasi një tërmet i madh përmbyti pjesën më të madhe të qytetit”.
Sot Butrinti është një vend arkeologjik në qarkun e Vlorës. Ai ndodhet rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe kufizohet nga Cameria ketej dhe matane kufirit grek. Shtrihet në një kodër me pamje nga kanali i Vivarit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.
Grupi i gazetarëve për disa orë me radhë e vizitoi cep më cep qytetin antik duke e fokusuar në fotografi. Ishte një nga vizitat më mbreslënëse, pasi gjithçka ishte mahnitëse që nga arkitektura e mureve, amfiteatri antik, bazilika, portat e gjithçka tjetër që do të kulmonin me muzeun dhe Dean e Butrintit, perlen e zbulimeve arkeologjike të Butrinit, që është busti i njohur si “Koka e Deas” 50 cm i lartë, bust ky i vendosur mbi një shtatore femre i përket shek IV.
Koka e Deas u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini në vitin 1928.
Fillimisht ai e identifikoi me hyjneshën e qytetit me emrin Dea dhe më pas e identifikoi me kokën e Apollonit.
Dea e Butrintit sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Edhe drurët e parkut që arrijnë lartësi deri 12 metra me një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare kishin bukurinë tyre, jo vetëm për nga madhështia dhe hijeshia, por edhe për nga inicialet dhe zemrat e shumta të gdhendura në trungje që i shkonte për shtat kaq shumë kësaj dite të 14 shkurtit, Festës së të dashuruarve.
Largohemi nga Butrinti të mbushur gjithë krenari për këtë mrekulli qytetërimi antik, për këtë pasuri kombëtare që mahnit çdo vizitor vendas dhe të huaj.
Mbremja e se njetes dite ishte e organizuar me tema dhe bashkebisedime mes gazetareve nga rajone te ndryshme dhe natyrisht me tinguj muzike dhe kengesh nga te gjitha trevat. Nen moderimin e kryetarit te UGSH-se qarku i Elbasanit Fatmir Popja, u bene prezantime te kolegeve qe perfaqesonin krejt hapesiren. Ndersa kryetari i UGSH-se duke marre fjalen ne kete mbremje paraqiti disa opcione dhe kerkoi fuqizimin e strukturave te degeve te UGSH. Ne kete aspekt u paraqit gazetari besim Dybeli si Kordinator i degeve te UGSH, si dhe u ndane disa stimuj per kontributoret e ketij organizimi i cili mbetet nder me te rendesishmit ne kalendarin e veprimtarive perbashkuese te gazetareve nga te gjitha trojet shqiptare dhe diaspora si dhe nga vendet e Ballkanit Perendimor.



