Orges Shehi, trajneri i Partizanit, shijon këtë fitore përballë, por nuk feston përpara kohe, në një kohë kur është për t’u luajtur edhe finalja e madhe ku tekniku i “demave” nuk ka preferenca mes Vllaznisë dhe Egnatias: “Na pret një ndeshje tjetër, gëzohem që Cara dhe Taipi u bashkuan së fundmi. Jemi të plotë dhe mund të bëjmë zgjedhje në bazë të kundërshtarit. Jem itë kënaqur pë finale. Na pret një javë për t’u rikuperuar e përgatitur.
Jemi shumë të kënaqur për kontigjentin dhe vazhdimësinë, 6 fitore rradhazi. Duam të vazhdojmë me këtë ritëm, disa elementë ndryshojnë në bazë të kundërshtarit. Vazhdimësia të jep besim, por duhet përqëndrim pasi ndryshe lirohesh pak. E rëndësishmë është që shkojmë në finale me një përformancë të mirë.
Kur të mungojnë lojtarët duhet të modifikosh dhe kur të vijnë lojtarët… dhimbja e kokës vjen vetëm për të marrë rezultatin. Trajneri nuk rri ndonjëherë pa dhimbje koke.
A ndikon fanella? Patjetër, këtë javë e kemi përgatitur me qetësi, siç përgatisim derbet. Kemi marrë 64 pikë, vjet morëm 67. Sot u sollëm si favorit dhe më vjen mirë që kemi këtë mentalitet. Duhet të jemi gjithnjë kërkues në çdo moment e sekond.
Ndryshimi i modulit në fund? Kishim pak frikë nga Murataj pasi ishte me karton. Skënderbeu po shtynte para dhe kërkova të kem një 5-she në mbrojtje e më pas të nisemi në kundërsulm. Kjo ishte edhe prej rezultatit.
Egoizmi i lojtarëve në pjesën e parë? Sulmuesit kur dalin në zonë është e vështirë të shërbejnë. Unë u kam thënë që kur te jenë në metrat e fundit të fantazojnë, nuk u kërkon njeri llogari. Unë dua që ata të jenë aty prezent, edhe pse duhet të përmirësojmë shënjestrën. E rëndësishme është që sakrifikuam duke shkuar edhe në mbrojtje. Më kënaq konsumi i sulmuesve.
Ishte ndeshje me siklet pasi kishim edhe barazmin që mund të na ulte vëmendjen. Kërkova të bllokonim aksionin e tyre që në nisje. E zgjidhëm mirë duke bërë presion e kundërshtari luante me top të gjatë.
Egnatia apo Vllaznia? Të dyja të forta, finalja është finale. Unë nuk kam preference. Kur ke 2 rezultate në favor mund të kthehet në anë negative pasi ul vëmendjen. Besoj se do të jetë një ndeshje ku dy skuadrat do të luajnë. Të shohim kush shkon në finale”, u shpreh Shehi.