Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Dhunuan barbarisht avokatin Mëngjesi në ish-Bllok, 3 agresorët ende në kërkim

Agresorët të cilët sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi, paraditen e së mërkurës vijojnë të jenë në arrati prej 7 ditësh.

Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku janë shpallur në kërkim që prej të mërkurës.

Uniformat blu po ushtrojnë kontrolle në Tiranë, Tropojë, Shkodër dhe Kukës.

Ndërkohë policia shqiptare po bashkëpunon me Kosovën dhe Malin e Zi për të bërë të mundur arrestimin e 3 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Gjithashtu policia ka tentuar që të negociojë edhe me familjarët e tre të rinjve, por pa rezultat. Sipas sistemit TIMS nuk kanë kaluar territorin e Shqipërisë, por mund të tentojnë në mënyrë ilegale.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button