Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Dështon përballja në GJKKO mes Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë në Shkodër

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion e përballjes mes deputetit Gazmend Bardhi dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sula.

Mungesa e avokatit të Gazmend Bardhit u bë shkak për dështimin e seancës së parë, ku palët ftohen për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim.

Përveç mbrojtësit ligjor, në këtë seancë mungonte edhe vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të një vizite zyrtare në Londër, Angli.

Edmond Sula paditi Gazmend Bardhin, pasi më 12 shtator të këtij viti, në foltoren e Kuvendit, deputeti hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kishin dalë nga aplikacioni Sky ECC, për të cilat pretendoi se janë prova se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Artikuj të lidhur

Back to top button