Aktualitet/LajmePolitike

Deputetët, edhe kuponin 75 euro për pasaportë me lekët e buxhetit. Të tjerëve u paguhet qiraja në Tiranë

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore.

Sic rezulton nga dokumentet e siguruara nga Report TV, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor)

Ani Dyrmishi

Arian Ndoja

Eno Bozdo

Erjon Mile

Kiduina Zaka

Klevis Balliu

Marjana Koçeku

Skënder Pashaj

Zeqine Çaushaj

Zija Ismailaj

Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara nga Report TV pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.

Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.

Pagesat për qiranë (Tetor)

Antoneta Dhima PS          350 Euro

Fadil Nasufi PS                 350 Euro

Hatixhe Konomi PS          350 Euro

Bledi Çomo PS                 116 Euro

Erion Mile PS                   350 Euro

Erjona Ismaili PS             290 Euro

Genti Lakollari PS            300 Euro

Ledina Alolli PD               210 Euro

Ramion Kurti PS              338 Euro

Zeqine Çaushi PS            361 Euro

Niko Peleshi PS               350 Euro

Gerta Bardeli  PD            350 Euro

Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat e siguruara nga Report TV tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro.

Artikuj të lidhur

Back to top button