Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, Bardhi: Akt i turpshëm e anti-kushtetues! Humbi shansin të jetë mbi palët

Deputeti Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore.

Bardhi tha se Begaj humbi shansin për të qenë mbi palët, ndërsa sipas tij ka thënë një të pavërtetë që opozita ka shmangur mundësinë për dialog, pasi sipas tij, PS nuk është ofruar asnjëherë për dialog.

“Presidenti nuk ka pasur asnjë reflektim, nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog politik. Presidenti humbi përfundimisht shanset që të jetë mbi palët.

Sot presidenti na tha që ai të ushtojë kompetencat e tij kushtetuese duhet të japë aprovimin e tij Edi Rama.

Miratimi i ligjit ishte një akt i turpshëm i presidentit dhe ligji është anti-kushtetues. I bëj thirrje presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës”-tha Bardhi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button