BlogKryesoreNdodhi

DEGJENERIMI I FARES…

Nga Trendafile Visha-
“Lajmi i keq eshte lajm i mire”.
Ky postulat i gazetarise eshte keqkuptuar dhe tejkaluar. Thuajse çdo dite mediat ne Shqiperi kapercejne vijen e kuqe, duke neperkembur dhe shkaterruar jeten e nje qytetari, nje familje, qindra familje, pa kursyer askend, as ikonat dhe legjendat e ketij vendi. Mjafton qe jeta te te ofroje nje “rreshqitje kembe”, dhe e hengre. Brenda nje minute, mediat kopjace ne emer te lirise se fjales; ne emer te “detyres” (!!!); ne emer te “parimeve” (!!!); ne emer te se drejtes (!!!), ne emer te dhimbsurise (!!!); – te zhveshin cullak, te hyjne brenda ADN-se tende, familjes tende dhe gjithe fisit, duke te vjedhur dinjitetin e ate pak fryme qe te ka mbetur per te qendruar ne kembe. E pas mediave shperthejne valet e komunikimit virtual mbarepopullor, me moralizime, gjykime, paragjykime, pa menduar aspak per udhen malore te tjetrit. E aq me teper per nje grua, per nje nene, per nje artiste, e cila eshte kryqezuar nga gojet e liga, mendesia primitive, nga smira, zilia qe ne kohen e rinise se saj ne kohen e komunizmit.
…dhe i rrezuari/ e rrezuara veshtire me te ngrihet.
Normal, kesaj “gjuetie shtrigash” nuk do i shpetonte as kengetarja e njohur, ikona e muzikes se lehte e popullore shqiptare, Parashqevi Simaku.
Nuk fal media analfabete, jo.
Nuk fal hipokrizia e shqiptarit, jo.
Nuk falin gojet e etura te thashethemeve, jo.
E si ta kurseje media Parashqevi Simakun, ku pjesa dermuese e gazetareve nuk e njohin kontributin e saj.
E si ta kurseje media, kur legjendat e muzikes as nuk i njeh, por edhe kur i njeh i zhben fare, duke konsideruar me vetedije VIP-VIPA, kengetaruce e kengetaruce.
Po pra, se keta te fundit shesin…
se keta te fundit i pelqen rinia, populli…
Po more, se media i nxjerr ne vitrine, u ben reklame divave te rreme, duke pshurrosur shijet e nje kombi.
Media ka fshire me kohe “ballinen” e artit, duke u marre me shapka komerci.
Prej tri ditesh i madh dhe i vogel zgjaten duart deri pertej oqeanit, duke ia henger dhe kockat Parashqevi Simakut. Them ja hengren kockat, pasi ne shqiptaret nuk dime te duam, nuk njohim respekt. A, po, per. meshire jemi te paret e sidomos per t’u dukur te ndjeshem, meshiremedhenj.
Dikush qe ka respekt e ndjen realisht dhimbje per tjetrin qe eshte ne nevoje nuk ka pse e vajton ne publik. (Fjalet: ‘gjynah e shkreta’…, vrasin me shume se plumbi dhe zjarri). Nuk ka pse i ben video poshteruese, duke bere sherrbudallain/ sherrbudallaqen ne nje moment qe ajo nuk eshte e kthjellet menderisht.
Ka nje mije e nje menyra per ta ndihmuar ne heshtje.
Uroj qe Parashqevia te mos e kete ndjekur live vajin e bashkombasve te saj per te. Mbase eshte me mire per te qe ne keto dite rrebeshi te mos jete shume kthjellet, pasi gozhdet e ngulura ne trupin e saj do ia helmojne shpirtin. Zgjedhja e saj per te mos kerkuar e mospranuar ndihme, flet qe qarte se ajo e urren hipokrizine, e urren meshiren.
Me mire pranon jetesen ne rruge te madhe ne nje vend te huaj se sa te behet personazh-viktime ne gojen e shqiptareve. Dhe kjo nuk eshte ego, eshte revolte ndaj shtiresve, ndaj atij soji qe ne vend qe te te respektoje e te te kap doren per te ecur udhes, te misheron.
Me gjase Parashqevia ndihet e zhgenjyer me rracen e saj, pasi nuk ka pse iken me vrap kur degjon t’i flasin shqip. Keto 3 dite, ka shume qe e akuzojne yllin e muzikes se ka harruar gjuhen e nenes, pa menduar paraprakisht ‘persene’. Pa menduar, se artistja “refuzon” gjuhen e nenes, per te harruar kujtimet vrasese nga gjaku i saj.
Thone çudia me e madhe zgjate 3 dite. Uroj qe neser te sose vaji per kengetaren time te preferuar, Parashqevi Simakun.
Uroj te sosin fjalet e kalbura…se duhej keshtu, se duhej ashtu…,
se Parashqevia duhet te kthehet ne Shqiperi…
se shteti duhet ta ndihmoje…
Te vij ketu Parashqevia…?!
Hej Zoti i madh!
Ketu ishte dhe Tonin Tershana, nje nga zerat me brilante te muzikes shqiptare, dhe mezi i dhane nje kotec pule te banesat sociale ne Shkoze.
“Eshte turp te vdes me 40 km ne ore ne autostraden e madhe”, – na thoshte me humor Tonini vetem pak muaj para se te vdiste. Ai nuk mundi ta gezonte as kotecin…
Si Tonini ka plot artiste te tjere te lene pas dore qe nuk kane leke as per nje kafe.
Te gjithe ishim ketu para se ta percillnim per ne ate bote Toninin.
Jemi po ketu per te mos harruar te tjere si Tonini.
…e qe te mos e humbim perfundimisht fillin, le te mos u vjedhim LARTESINE vlerave te ketij kombi.
…Nje popull qe ushqehet tri vakteve me fatkeqesine e legjendave te tij i eshte degjeneruar fara, ka prekur fundin.

Artikuj të lidhur

Back to top button