BlogKryesoreKulture

..DEDIKIM AKTORIT ARISTOTEL STEFANI…!!”!

Tiranë, më 12 janar 2025.
…. ” Aktor i dashur per qytetin …, ashtu ka mbetur ne memorjen tone…”
….Takim me Jano Aristotel Stefani, diku nga ish-Kinema “Agimi”, për ti dhuruar librat ” Ne jemi kotohoxhas, Lulet e Shqipëris, Ne jemi kotohoxhas, Shqiponjat e Shqipërisë” dhe librin ” Gjirokastra-pjesë e jetës sime”.
Pasi mbaruam kujtimet tona përsëri i kthehem një bisede të hershme…
Kish kohë që i hodha idenë Janos, për një portetizim të Telit, aktorit të shqur gjirokastrit.
-Jano, e kupton kam “gërmuar” për Telin tonë. Lindja më 18 maj 1926, zagorit i plotë, Historia e tij si artist e ka zanafillën diku nga viti 1945, atje në Qytetin Stalin, sot Kuçovë, nga hulumtimet e mia aty punonte mekanik në sektorin e naftës. Aktivizohej në Klubin artistik të Qyteti Stalin.
Dëshira e madhe për artin e shtynë të kthehet në Gjirokastër. Bëhet aktor në Estraden e Gjirokastres ne fillimet e saj .
-I saktë si gjithmonë Pirro, ku gabon si financier. Por ecuria e Telit tonë vazhdon me emërimin e tij Drejtor I Shtëpisë Kulturës Sarandë, detyre qe e kryejti për 9 vjet nga viti 1966. Teli ishte jo vetëm drejtor por edhe regjizor i Shtëpisë Kulturës, të Sarandës.
Por e tërhiqte shumë “krraba”, drejt Gjirokastrës dhe kthehet në vitin 1975 duke punuar pranë Teatrit Profesionist të Qytetit. Rolet e tij ndoqën njëra tjetrin, unë mbaj mend rolin e spikatur të Dokktor Adhamushit në komedinë e të madhit Çajupit “Pas vdekjes” Në Teatër ka edhe role të tjera si; “14 vjeç dhëndër” të Çajupit,“Djepi i shitur”, apo edhe tek “Fundi i botës”“Shqetësimet e Anës”. në rolin e Profesor Selcka.
-Teli ka edhe shumë role në Kinematografi, në mos gaboj rreth 14.
Roli i tij i parë si artis kinematografie ishte roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977. Pastaj vazhduan rolet e tjerë si ai i Novruzit, rojes së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” në vitin 1979. Unë mbaj mënd edhe disa role të tjerë, por të takon ty si pinjolli i tij ta plotësosh figurën artistike te Telit tonë të dashur.
-Po më vë në provë, Pirro, ke të drejtë. Inkuadrohet edhe në filmin “Koncert në vitin 1936″ në rolin e hoxhës, viti 1978. Pak më vonë në vitin 1983 në filmin ” Dritat e qytezës”, kurse në filmin “Përrallë nga e kaluara” në rolin e një dasmori. Edhe ne vitin 1989 në xhirimin e filmit ” Kthimi i Ushtrisë së vdekur” ne rolin e psikopatit., edhe në filmin “Fletë te bardha” film televiziv në vitin 1990, në rolin e bankierit, pak a shumë si profesioni yt “Bankier”
-Kurse roli i tij i fundit do të jetë në vitin 1998, do të interpretojë shërbëtorin, në filmin “Dasma e Sakos”. Jam i saktë Jano??
-Sigurisht Pirro, e kuptoj që paske shfletuar mjafueshëm për Telin tonë. Të falenderoj, për këtë dedikim. Na mungon të gjithëve qysh nga e marta e datës 12 janari 2015.
…Homazh për aktorin Aristotel (Teli) Stefani, në përvjetorin e datëlindjes së tij. Artistat kanë vetëm datëlindje.

Artikuj të lidhur

Back to top button