Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Dëbora e pranverës! Reshje në Shkodër, Peshkopi, Korçë dhe Gjirokastër

Në disa zona të vendit u rikthyen gjatë natës reshjet e dëborës.

ARRSH njofton se në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese po punojnë  për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

Territori i bashkisë Shkodër në lartësinë mbi 1300 metra është përfshirë nga reshje bore. Aksi Bogë – Theth është i hapur për qarkullimin, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për të mbajtur të kalueshëm këtë aks.

Gjatë mëngjesit të sotëm, rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dëborës kryesisht më zonat malore në njesitë administrative Ostren, Trebisht, Gjoricë, Shupenzë dhe Martanesh.Reshjet dëbore ka patur edhe në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit në qytetin e  Bulqizës. Ndërkohe nuk raportohen probleme në rrugët e njesive administrative,po ashtu reshjet nuk kanë sjellë probleme në frutikultir dhe në bujqësi!

Zonat mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5cm borë por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button