Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Data 11 maj, më e përshtatshme”/ Kreu i KQZ: Krijon mundësi për të përgatitur procesin

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat tha se po shohin të gjitha mundësitë në aspekt të kohës për të t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërfillur ftesën e kreut të Shtetit, Bajram Begaj, për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat do mbahen në pranverën e vitit 2025.

Ndryshe nga PD, Partia Socialiste dërgoi përfaqësuesit e saj në presidencë për t’u takuar me Kreun e Shtetit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button