Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Çifti shqiptar mashtrojnë të moshuarën greke, e detyruan të firmoste testamentin dhe i vodhën 500 mijë euro pasuri

Një ndihmëse shtëpiake dhe bashkëshorti i saj shqiptar kanë mashtruar një të moshuar për të cilën kujdeseshin, duke i marrë në total mbi 500 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, ku mediat vendase shkruajnë se çifti ka përdorur prokurë noteriale dhe vërtetime psikiatri, ndërsa sipas dokumenteve  82-vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se kishte “pamundësi për të nënshkruar”, demencë dhe probleme të tjera të rënda.

Çifti u shpall fajtor për mashtrim dhe u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa psikiatri që dha certifikatën u dënua me katër vjet burg.

Çështja doli para drejtësisë pas vdekjes së të moshuarës në shtator të 2017-ës, kur familjarëve të 82-vjeçares u njohën me testamentin me të cilin ajo i la pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme çiftit nga Shqipëria.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit e kishin detyruar të moshuarën të nënshkruante prokura të njëpasnjëshme duke i udhëzuar që të menaxhonin llogaritë e saj bankare dhe t’i shisnin pasuritë e saj të paluajtshme, ndërsa para vdekjes së saj kishin transferuar një banesë të saj në emrin e tyre të moshuarës që ndodhej në qendrën e Selanikut.

Me vendimet e gjykatave civile, të cilat i paraprinë atyre penale, testamenti u anulua.

Në kërkim të faljes, të pandehurit i mohuan akuzat, ndërsa çifti theksoi se e moshuara u ka dhënë pasurinë e saj me dëshirën e saj, sepse ishte përkujdesur me pak pagesë në vitet e fundit dhe nuk kishte marrëdhënie me të afërmit e saj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button