
Një çift irlandez raportohet se kanë gjetur 41 400 euro në Durrës dhe më pas i kanë dorëzuar në Policinë e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë çifti i kanë gjetur paratë më pasditen e 26 mars-it pranë një supermarketi ‘SPAR’ në lagjen nr 13, të qytetit bregdetar.
“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.
Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me veprimet e metejshme do të merret Policia e Durrësit.