Aktualitet/LajmeKulture

Carmina Burana vjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Në datat 15 dhe 16 Mars, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vijë “Carmina Burana” nga Carl Orff. “Carmina Burana” është teksti mitik i dorëshkrimit të shekullit të 13 shoqëruar me muzikën fantastike të Carl Orff dhe me focus të koreografisë mosdorëzimin e njeriut përballë ligjeve të natyrës.

Thirrje dashurie ndaj perëndive “O fortuna” është edhe një kumbim ndaj fatit dhe mizorisë së qiellit. Një lutje për ekzistencën dhe përsiatje për dhunën dhe gënjeshtrën, ajo që do mbijetojë, ajo që mund të mbijetojë është vetëm dashuria e vërtetë.

Gjuha e baletit është ajo që bën të mundur magjinë e shfaqjes dhe vetëm nepërmjet gjuhës së baletit spektatori do të shijojë performancën unike të luftës mes dy sekseve, burrit e gruas që gjithsesi nuk janë e mira dhe e keqja, nuk është një dikotomi e zakonshme por është diçka që shkon më thellë se aq. Një dualitet dhe një luftë që thith mu në palc të gjërave pa qenë asnjëherë një kundërshti banale kjo mund të jepet në ndjesi aq të papërkthyeshme në fjalë por që muzika e shpreh mjaft mirë. A.K./TemA

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button