Nga Dashnor Kokonozi-
Marie Charrel, është gazetare e rubrikave ekonomike të gazetës “Le Monde”, por prej vitesh ka botuar romane të suksesëshme. I fundit titullohet “Ne jemi prej stuhije” (Nous sommes faits d’orage).
Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri.
Shtypi e ka cilësuar si roman “inkandeshent”.
Në thelb tregon historinë e Sarës, një shqiptaro-islandeze që, me vdekjen e së ëmës, niset, sipas porosisë që ajo i ka lënë, drejt një fshati të humbur në Shqipëri, për të gjetur Elorën.
Historia është interesante dhe nuk dua ta shpalos këtu, por në thelb ajo synon të sjellë diçka nga realiteti i maleve shqiptare, duke u përpjekur të depërtojë si te ligjet e ashpra të maleve, ashtu edhe te mekanizmi shtypës i diktaturës komuniste.
Asaj punes së « burrneshave » as Marie Charrel nuk i kalon anash.
Natyrisht, mos prisni atë realizëm të detajit që nuk e kemi gjetur edhe te shkrimtarët shqiptarë, por këtij romani (nuk i kam shkuar ende në fund) nuk i mungon sharmi dhe stili i këndshëm.