Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Braçe tregon eksperiencën si zv.kryeministër: Administrata ishte han, njerëz që nuk shkonin në punë dhe oborri plot me Mercedez Benz

Deputeti Erion Braçe ka treguar për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut, eksperiencën dy vjeçare si zëvendëskryeministër.

“Unë e refuzova propozimin e zotit Rama për t’u bërë ministër sepse u tremba. E para sepse nuk isha i sigurt nëse do të mbështetesha në politikat buxhetore e fiskale dhe kisha të drejtë sepse një muaj pas këtij propozimi ministri i Financave përmbyti skemën e TVSH-së në bujqësi e goditi rëndë.

Pra nuk isha i bindur nëse do të mbështetesha në këto dy gjëra dhe unë nuk bëhem ministër për të bërë poza. E dija që do të isha pjesë e qeverisë, por nuk e dija që isha zëvendëskryeministër. Nga ana e Z. Rama kjo gjë ishte krejt normale që të më emëronte dhe të mos ma thoshte dhe për mua e njëjta gjë pasi isha i dërrmuar nga ajo që kishte ndodhur në parlament.

Ishte një sfidë e hapur sidomos viti i parë si zëvendëskryeministër, kishte shumë punë siç ishte rikthimi i disiplinës në administratën publike. Kur unë kam shkuar në detyrë ishte një han, njerëz që nuk shkonin në punë.

Të shkruhet që sporteli hapet në orën 8:00 e të hapet në 9:30 dhe oborri të ishte vetëm me Mercedez Benz të parkuar ishte skandal. E dyta ishte produktiviteti ku letra të vetë ministrave që funksiononin në mënyrë fizike dhe jo elektronike, nuk merrnin përgjigje për muaj me radhë.

E rregullova me vullnet dhe kontroll. Tjetër gjë e rëndësishme ishte beteja fiskale sepse dëgjoj sot që ndërmerren fushata por atëherë janë bërë hapat e para.

Përvoja që ka lënë një shenjë shumë të madhe në punën si zëvendëskryeministër është tërmeti i 26 nëntorit.

Ishte një përvojë që uroj të mos e përjetoj njeri. Unë u largova në 8 korrik pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit pasi mbuloja 4 zona dhe nuk mora rezultatet që prisja për shkak të thyerjes në zonën e Divjakës me mungesë të 1000 votave u ndjeva keq edhe dhashë dorëheqjen i thashë kryeministrit që në shtator duhet t’i bënte llogaritë pa mua.

Përgjigjja ishte refuzuese nga ana e kryeministrit, por unë duhej të mbaja përgjegjësi politike për atë që përfaqësoja”-u shpreh deputeti Braçe për Dritare TV.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button