Aktualitet/LajmeBotaKryesore

“Bota në pikën pa kthim”, Medvedev: Pranoni paqe tani, ose do jetë shumë vonë

Bota ka arritur në një pikë pa kthim. Kështu ka deklaruar, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev gjatë seancës plenare të Forumit Ligjor Ndërkombëtar në Shën-Pertersburg.

Medvedev, njeriu hije i Vladimir Putin dhe që shpesh herë ka pasur një qasje tepër cinike me Ukrainës, ka bërë të qartë Ukrainës propozimin e paqes, në të kundërt sipas Medvedev, negociatat e mëvonshme do të zhvillohen në kushte shumë më të këqija për Kievin.

“Sot bota ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me më parë. Fatkeqësisht, në thelb ka arritur pikën pa kthim dhe bashkë me të edhe sistemi ligjor. Qëllimi ynë i përbashkët është të bëjmë gjithçka për të gjetur një bazë për të zgjidhur kontradiktat që tani janë në kufi. Propozimi rus i paqes për Ukrainën është urgjent dhe negociatat e mëvonshme do të zhvillohen në kushte më të këqija për Kievin”.

Po ashtu, Medvedev kërkoi nga perëndimi që të heq të gjitha sanksionet nëse duan që të ketë një fillim të negociatave me Ukrainën.

“Një zgjidhje për krizën ukrainase është e pamundur pa heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Homologët tanë në dialog nuk duhet të thonë se sanksionet do të mbeten në fuqi, sepse nëse është kështu atëherë kriza do të vazhdojë”.

Sakaq, ish-deputetë rusë në ekzil i kanë bërë thirrje NATO-s që të fillojnë një fushatë vrasjesh kundër anëtarëve të “regjimit” të Presidentit Vladimir Putin.

Më shumë se 60 politikanë dhe ish-anëtarë të Dumës Shtetërore Ruse u takuan në Varshavë këtë javë për të diskutuar një plan prej shtatë pikash për të rrëzuar Kremlinin, raporton gazeta britanike The Times.

Strategjia, e njohur si ‘Plani i Fitores’, përfshin thirrje për Perëndimin për mbështetje për veprimin, duke përfshirë thirrjet për më shumë sanksione dhe më shumë armë për Ukrainën.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button