
Nga Bahri Cani-
Akoma pa kaluar 24 orë nga paralajmërimet për tarifa doganore kundër gati të gjithë botës, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar tani bisedime me disa vende për tarifat doganore. Ai tha se marrëveshjet janë të mundura, “në qoftë se vendet e tjera bëjnë lëshime të mëdha”.
Por disa tarifa janë futur në fuqi dje, ndërsa vetë paralajmërimi i tarifave të tjera ka shkaktuar kaos në shumë burza të botës. Burzat amerikane janë deri tani humbësit më të mëdhenj të vendimeve të Trumpit, sepse ato dje kanë shënuar një rënie mesatare prej rreth 3%. Ndërsa vlerat e koncerneve të teknologjisë kanë përjetuar rënien më të madhe që nga koha e pandemisë korona.
Analistët në Gjermani por edhe shumë vende të tjera evropiane thonë se politika e Trumpit nuk është “Amerika first”, por “Amerika alone”, që i bie jo Amerika e para por Amerika e vetmuar.
E sot nga Trumpi vjen një “bombë” tjetër: CNN, New York Times dhe disa media të tjera amerikae njoftojnë se Trumpi ka vendosur të largojë gjashtë bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm të Këshillit të sigurisë, ndër ta edhe, drejtorin për Teknologji dhe Siguri David Feith, drejtorin për shërbimet sekrete Brian Walsh, ekspertin juridik Thomas Boodry… Deri tani këto të dhëna nuk janë konfirmuar, por fakt është që nga Shtëpia e Bardhë janë shpeshtuar lajmet “bombastike”.