Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiSociale

Bllokohet aksi kombetar juglindor Librazhd–Pogradec, policia publikon rrugët alternative

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se aksi rrugor Librazhd–Pogradec mbetet i bllokuar plotësisht për shkak të situatës së rënduar të trafikut, duke mos lejuar kalimin e asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, shërbimet e policisë, zjarrfikëset apo këmbësorët. Policia ka publikuar akset alternative për autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa patrullat rrugore janë të pranishme në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë sinjalistikën dhe, në rast emergjence, të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në vijim të njoftimeve të mëparshme lidhur me bllokimin e aksit rrugor “Librazhd–Pogradec”, si pasojë e situatës së rënduar të trafikut, ju informojmë për akset alternative për qarkullimin e mjeteve:

🔹 Për autoveturat:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

🔹 Për mjetet e tonazhit të rëndë:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Për shkak të bllokimit të plotë të aksit rrugor “Librazhd-Pogradec”, nuk lejohet kalimi as i ambulancave, as i shërbimeve të policisë, zjarrfikësve, dhe as i këmbësorëve.

Policia Rrugore është e pranishme në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe monitorimin e situatës. Apelojmë për respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të dhëna.

Për çdo emergjencë, mund të telefononi në numrin pa pagesë 112.

Artikuj të lidhur

Back to top button