
Homazhe dhe nderime pati edhe ne kryeqytetin e Frances per nder te 90 vjetorit te ditelindjes se shkrimtarit gjenial Ismail Kadare. Ne Akademine e Shkencave Moralo-Politike, ne Paris me kete rast u zhvillu nje akademi perkujtuese dhe nderuese per shkrimtarin e shquar shqiptar. Akademike dhe perfaqesues te shquar te botes se shkences dhe letrave pariziene moren pjese dhe shprehen vleresime te larta per emrin dhe vepren e shkrimtarit tone.
Ne kete seance gjendej e pranishme edhe bija e shkrimtarit, diplomatja Besiana Kadare e cila sjell kete shenim nga aktiviteti nderues per aatin e saj ne Paris:
“E emocionuar dhe e nderuar që mora pjesë në një mbrëmje homazh për Kadarenë, të organizuar nga Akademia e Shkencave Morale dhe Politike, Akademia Franceze dhe Ambasada e Shqipërisë në Francë, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së babit.
U preka veçanërisht nga fakti se, përtej kornizës institucionale, miqësia gjeti vendin e saj dhe mori fjalën. Miq që kishin rëndësi për Ismailin dhe familjen tonë, së bashku me njohës të hollë të veprës së tij të jashtëzakonshme, erdhën të shprehin, secili në mënyrën e vet, atë që mbetet e gjallë në një vepër: Angjelin Preljocaj, Jacques Attali, Tedi Papavrami, Éric Faye, Jean-Paul Champseix, Mireille Clapot.
Të dëgjoje fragmente nga “Prilli i thyer” dhe “Ura me tri harqe”, të recituara nga aktorët shqiptarë Simon Pitaqaj dhe Aphrodite de Lorraine, ishte vërtet gjë e bukur. Për herë të parë, gjuha shqipe jehoi brenda këtij tempulli të kulturës franceze, dhe ta përjetoje këtë çast kishte një domethënie të veçantë dhe të thellë.
Në emër të familjes e mora fjalën dhe unë.”



