Aktualitet/LajmeBota

Biden shpëtoi të birin nga dënimi, reagon Trump: Abuzim dhe dështim i drejtësisë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump e ka cilësuar faljen presidenciale të djalit të Joe Biden një abuzim dhe dështim të drejtësisë.

“A përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh?

Një keqpërdorim dhe dështim i tillë i drejtësisë!” tha presidenti i zgjedhur në një postim në Truth Social, duke iu referuar në dukje rebelëve që janë akuzuar për sulmin në Kapitolin e SHBA-së gjatë sulmit të 6 janarit 2021.

Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mundshëm për të, në një veprim që bie ndesh me premtimet e tij të kaluara se nuk do të përdorte kompetencat e jashtëzakonshme të presidencës në interes të anëtarëve të familjes së tij.

Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.

Biden shpëtoi të birin nga dënimi, reagon Trump: Abuzim dhe

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button