Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy rivalët e përjetshëm, dy nga lojtarët më të mëdhenj të gjithë kohërave do të përballen sërish ndërmjet tyre, mbase për herë të fundit.
Ka qenë klubi i Inter Miami që ka njoftuar këtë përballje mes dy titanëve teksa bënë publike axhendën për fazën përgatitore, axhendën e miqësoreve.
Më 29 janar, Inter Miami do të luajë kundër Al Hilal, por për fat të keq, Messi nuk do të ketë mundësi të luajë kundër mikut të tij Neymar, braziliani e ka mbyllur prej kohësh sezonin.
Më pas më 2 shkurt, në Riyad të Arabisë Saudite, do të luhet miqësorja Al Nassr-Inter Miami, Ronaldo vs Messi.
13 “Topa të Artë” në fushë janë një arsye e fortë për të joshur tifozët. Pavarësisht se janë ndarë prej kohësh, Ronaldo-Messi mbetet një sfidë e përjetshme, ndërsa tifozët kanë luksin t’i shohin edhe një herë kundër njëri-tjetrit.