Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Berisha të hënën në SPAK, PD njofton mbledhje për protestim para institucionit

Kryetari i PD-se Sali Berisha, do të duhet të paraqitet në datën 6 Janar 2025, në ambientet e SPAK, pas vendimit të fundit të gjykatës. Partia Demokratike sipas pohimeve nga selia, është mobilizuar që në orën 09:30 të së hënës, të protestojë para ambienteve të SPAK. Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara  SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët  politik.

Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha…

Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, thuhet në mesazhin që u është dërguar strukturave të PD.

Vetë Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”. Eshte hera e pare qe formalisht problemi dhe procesi juridik qe ka nisur ndaj zotit Berisha, por shnderrohet ne kauze per forcen kryesore te opozites, te cilen ai e drejton.

Artikuj të lidhur

Back to top button