Aktualitet/LajmePolitike

Berisha e djali i ikin drejtësisë, Vangjeli: ‘S’kemi parë gjë akoma’, slogan te rruga e burgut!

Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha zgjedhin të mos përballen me drejtësinë. Gjykata përsëriti thirrjen e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në gjyqin e gërdecit për shkak të mos paraqitjes së tij në seancën e të enjtes. Nga ana tjetër Sali Berisha mobilizoi deputetët e Rithemelimit që të dërgojnë në kushtetuese vendimin detyrim paraqitje të caktuar për të për aferën Partizani. Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” me Denis Mingën në Report TV, tha se nuk kanë asnjë shans përveçse të ulin kokën dhe të përballen me drejtësinë.

“Sherri në parlament për kaosin dhe bllokimin e tij për marrëdhënie të individëve të veçantë apo të të gjithë klasës politike me pushtetin e drejtësisë ne mund të shikojmë një spirale krize që duket se po thellohet gjithnjë e më shumë në Tiranë është që pavarësisht detajeve që shtohet apo që ndryshojnë, shkaku në thelb është një dhe i vetëm. Fakti që politike me detyrim me dëshirë apo jo kjo nuk ka rëndësi do të duhet të mësojë rregullat e reja të bashkëjetesës me pushtetin e drejtësisë. As nuk e përjashton dot as nuk e kontrollon dot.

Tani jemi duke parë sesi po konvergon dhe sesi po kolaudohet marrëdhënia mes tre pushteteve. Mes ekzekutivit legjislativit dhe gjyqësorit. Ky ekuilibër i ri është njëlloj big bengu që ka gjetur të gjitha palët ndoshta të papërgatitur.

Më shumë se me individë të veçantë po teston këtë raport të ndërthurur të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Politikën në përgjithësi sa më shpejt që të kuptojmë. Përtej pendesave dhe pritshmërive do duhet të jetojë në këtë realitet të ri është më mirë për të vetë. Ka disa qëndrime të ndryshme ndaj asaj që duket se përfaqëson e gjithë reforma në drejtësi sot në zhargon në këtë kishë dhe xhami të re të shpresës së shqiptarëve që quhet SPAK të gjithë janë të pakënaqur. Rama një vit e kusur më parë që ankohej se SPAK priste vetëm majtas”, tha Vangjeli.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button