
Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë ku humbën jetën 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç.
Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betoniereve dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë.
Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.
Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.
Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.
Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, u shoqërua më vonë nga policia.