Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Bëhu e dashura ime ose do të bëj të keqen”, nëna e Sibela Abedinit: Monstra Altin Çoku e ka kërcënuar vajzën

Nëna e Sibela Abedinit ka rrëfyer se nga komisariati i Kamzës i kanë bërë me dije se nga zbërthimi i telefonit të 27-vjeçares, ka dalë se Abedin Çoku e ka kërcënuar që të bëhej e dashura e tij.

Ndërkohë vëllai i Sibelës hedh dyshime se mbase motra e tij është vrarë, pasi pretendon se një person ka qenë lart në pallat dhe një ka qenë poshtë.

“Sibela më tha; ky nuk më pagoi. Kur u shtri goca me Ambrën, panë një video në TikTok me këtë tipin, që kërcënonte. Ai kërcënonte këngëtarë.

Ajo më tha; nuk shkoj punoj më me të. I thash mos ik. Më tha; mos më bën ndonjë gjë me gocën. Ai po dërgonte mesazhe, duke u marrë në telefon. Hyra pastrova dhomën dhe kuzhinën. Unë u tremba kur s’më la që të pastroja banjën.

Në atë shtëpi pronari ka kamera, policia i ka parë. Në komisariat më thanë që vajzës ose i janë marrë mendt ose i ka rënë tensioni. Dje në polici më thanë që i ka dërguar vajza një mesazh Altin Çokut që ky e ka kërcënuar vajzën që të bëhej e dashura e tij. Vajza ka shkuar të punojë jo të zinte të dashur. Ai i ka thënë do të ta bëj të keqen.

Ky i ka thënë që do t’i shpërndajë vajzës video por vajza i ka kërkuar të heqë fotot nga rrjetet sociale”, ka treguar nëna e 27-vjeçares në emisionin “Me zemër të hapur”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button