Aktualitet/LajmeEkonomiKryesore

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, Begaj: Prania e investitorëve grekë dëshmon besim dhe partneritet të qëndrueshëm

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në takimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”.

Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta.

“Në fushën e tregtisë, zhvillimet janë inkurajuese. Greqia vijon të mbetet një nga partnerët tanë kryesorë, duke u renditur në radhët e para të shkëmbimeve të mallrave dhe shërbimeve. Kemi një rritje të vazhdueshme të eksporteve reciproke, çka tregon se tregjet tona po bëhen gjithnjë e më plotësuese për njëri-tjetrin”, nënvizoi Begaj.

Presidenti i Republikës renditi lehtësitë që ofron Shqipëria në ekonomi dhe u shpreh se prania e investitorëve dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite.

“Prania e investitorëve grekë në fusha, si: sistemi bankar, energjia, industria, ndërtimi dhe tregtia, përbën një shtyllë të rëndësishme për qëndrueshmërinë tonë ekonomike dhe dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite”, tha presidenti.

Biznesi grek në Shqipëri u vlerësua nga kreu I shtetit  edhe për angazhimin në dialogun publik dhe në përmirësimin e kuadrit rregullator si një dëshmi e partneritetit të progresit të Shqipërisë.

Artikuj të lidhur

Back to top button