
Lulzim Basha, i ka bërë sërish replikë deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama, i cili me ironi tha se “PD në vitin 2021 ka qenë më e forta që ai ka parë”.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shprehet se për herë të parë ‘kryeministri nuk ka gënjyer që zgjedhjet i vodhi ai’.
Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja se pse Rama deshi Saliun në krye të PD dhe bëri gjithçka që ta rikthente, pasi vetëm ai e mban në pushtet.
“O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë.
2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë.
astaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7×7 = 313 Rame”, tha Basha.