Nga Dashnor Kokonozi-
Barbari brenda nesh. Kjo është fraza më e mençur, më zbuluese, më turbulluese e më përfaqësuese që kam ndeshur këtë vit:
“𝐍𝐞 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐧ë 𝐩𝐫𝐞𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫. 𝐊𝐣𝐨 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐭𝐡𝐨𝐭ë 𝐪ë 𝐜̧𝐝𝐨 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐝𝐚𝐥ë 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐚𝐫𝐛𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝐍ë𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐝𝐢𝐧𝐢𝐦 𝐭ë 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧𝐢𝐦, 𝐧𝐞 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐧ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐧 𝐞 𝐡𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐝𝐡ë𝐧𝐢𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐳𝐨𝐫𝐞”.
Fraza vjen nga filozofi Edgar Morin, që këto ditë mbushi 103 vjeç.
Më pëlqen sepse në mënyrë të turbullt të gjithë e kemi menduar një gjë të tillë. Por është E. Morin që arrin të shohë tutje imazhit të rremë e lëbyrjes që krijon zhvillimi i teknologjisë e na fton të kthejmë sytë nga realiteti i ashpër. Jemi po aq barbarë sa edhe stërgjyshët tanë prehistorikë. Edhe në ditët tona shkatërrohen qytete, hidhen bomba në spitalet e fëmijëve, digjen biblioteka, shemben teatro…
Por, ndërkohë për të qenë koherent me mendimin e mësipërm, kemi detyrimin të pyesim: A ka një cak përpjekja deontologjike për ta kuptuar edhe atë vetë?
Mbase është paaftësia për të zgjidhur këtë paradoks, ajo që vetëm sa e dënon me kusht babrarinë (në rastin më të mirë), por e lejon të ekzistojë përjetësisht.
Duke vënë teknologjitë e reja në shërbim të saj! (Eshtë po ai GPS që lehtëson udhëtimet tona, ai që drejton bombat te shkollat e fëmijëve)
Dhe për pasojë, ka të ngjarë që vizioni i E. Morin-it të mos realizohet kurrë…