Aktualitet/LajmeShowbizz

Balerini i njohur shqiptar flet për herë të parë për partneren e tij: Vinte nga një familje e varfër, e nëpërkëmbnin

Albi Nako si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale, koreografi i njohur ka zbuluar se është në një lidhje. Duke mos zbuluar emrin e partneres, ai tha se ajo është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë që prej kohës së pandemisë “Covid19”.

Gjithashtu ai tregon se partnerja e tij është shumë vite më ë vogël në moshë se ai dhe vjen nga një familje e varfër por shumë e pasur në shpirt. Në një darkë me Olsin dhe Elvisin, Albi ka treguar se ata të dy vendosën të bashkëjetonin si e vetmja mënyrë që ata të takoheshin dhe të qëndronin pasi familja e partneres së tij nuk e përqafonte lidhjen e tyre.

Më tej balerini ka treguar se vetëm 1 javë pasi ata filluan të bashkëjetonin babai i partneres së tij ndërroi jetë nga virusi “covid19”. Ai tregon se ky është pengu më i madh partneres së tij, por edhe i atij pasi dëshironte ta njihte zotërinë i cili siç tregon ai nuk ishte në dijeni të lidhjes që balerini kishte me vajzën e tij.

Albi Nako:

Pretendoj që në jetë të kem bërë çmenduria por them se kjo e fundit si nismë një marrëdhënie që kam mund ta fus të gjithën në një kontekst çmendurie.

Unë kam një raport me një vajzë prej gati thuajse 4 viteve, dhe bashkëjetoj që në kohen e “Covid19” është shkodrane por lindur dhe rritur në Tiranë. Është një vajzë e një familje të varfër ekonomikisht por shumë të pasur në shpirt. Është pa baba është shumë më e re se unë në moshë. Ajo u fut spontanisht ne fushën e baletit sepse merrej me disa akrobaci të saj.

Jam i sigurt që ky person është person i fundit për mua. E kërkova unë për të ardhur. Ajo vinte në punë e vrarë nga rrethanat e familjes ndoshta edhe me mos plotësimin e gjitha vakteve unë monitoroja gjithçka u fokusova shumë. Një vajzë shumë këmbëngulës por edhe shumë e bullizuar aty në punë. Kisha edhe një mundësi me një vajzë tjetër pra akoma pa u fokusuar tek partnerja aktuale. Një vajzë që ishte komplet në pozita të tjera.

Aty fillova hyra në luftë me veten. Ishte e vështirë sapo kishte rënë “covidi” madje vendi ishte mbyllur dhe ne duhet të takoheshim bashkë. Nuk bëhej fjalë që ta lejonin të dilte, babai i saj nuk dinte gjë fare e dinte vetëm mamaja e saj. Por pengu i saj është se 1 javë pas ardhjes tek unë babai i saj ndërroi jetë vdiq nga “covid-i”. Kjo vajzë më ka dhënë një qetësi të plotë. Është një vajzë shumë e fortë dhe e dashuruar pas meje dhe unë pas saj, ajo nuk ka interesa.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button