Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

“Autorët e Banjskës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë

Milan Radojiçiç, kryekrimineli serb, dhe terroristët e tjerë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, duhet që të mbajnë përgjegjësi.

Ky ka qenë qëndrimi që Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien dhe i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë shprehur të shtunën.

Këtë, Lajçak dhe O’Brien e bën në një panel diskutimi në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, të shtunën, pjesë e të cilit, ndër të tjerë, ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Çfarë thanë konkretisht?

James O’Brien tha se Serbia ka premtuar se terroristi Radoijçiç, njeriu i afërt i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, do të përballet me ligjin lidhur për sulmin në Banjë, derisa shtoi se pret nga Beogradi zyrtar ta mbajë premtimin.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se Radoijçiç do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi”, tha O’Brien.

Radojiçiç arriti që pas sulmit terrorist të largohej për në Serbi, ku është edhe duke qëndruar aktualisht.

Në këtë drejtim, top-diplomati amerikan ka theksuar se është gjë e mirë që duket se Radojiçiiç “nuk është aktiv në Veri të Kosovës, siç ka qenë më herët”, dhe vazhdoi të pohoi se “shohim se nga kjo ka përfitime pozitive”.

“Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, deklaroi.

Duke folur për Kosovën, por edhe për Bosnje e Hercegovinën, O’Brien tha se në të dy shtet duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e problemeve.

“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovë”, shtoi.

Ndërsa, Lajçak, foli pasi që kryediplomatja Gërvalla tha se do të dëshironte që t’i dëgjonte diplomatin sllovak dhe O’Brien-in, se si e komentojnë sulmin terrorist në Banjë, pasi që Radojçiç, ka marrë përgjegjësinë e nuk është dënuar, dhe sipas saj, Bashkimi Evropian s’ia ka vendosur emrin sulmit si duhet.

Lajçak theksoi se sa i përket sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, Unioni ka qenë shumë i qartë: autorët duhet të mbahen përgjegjës.

“Do të doja të thosha që pozicioni i BE-së është formalizuar dhe ka qenë shumë i qartë: autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe më 29 maj [sulmet e protestuesve të dhunshëm serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan], duhet të mbahen përgjegjës”, tha Lajçak.

Ai insistoi se “nuk ka imunitet për ata”, dhe bëri me dije që BE-ja e ka ripërsëritur këtë pozicion edhe në takimet bilaterale.

Ndryshe, përgjegjësinë për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, e ka marrë Milan Radojiçiç, njeri i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Radoijçiç, së bashku me një grup të terroristëve, kishin arritur që të iknin nga Kosova për në Serbi, ku edhe janë duke qëndruar aktualisht.

Vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin, derisa kanë kërkuar që organizatorët të mbahen përgjegjës.

Radojiçiç, për këtë rast, ishte arrestuar nga autoritetet serbe, për t’u liruar vetëm një ditë më pas.

Nga ana tjetër, Kosova vazhdimisht është duke kërkuar ekstradimin e tij dhe të tjerëve, mirëpo Serbia ka refuzuar që ta bëj një gjë të tillë.

Në fakt, shteti serb nuk është distancuar fare nga sulmi i 24 shtatorit, përkundrazi kanë shpallur ditë zie kombëtare për terroristët e vrarë në Banjë të Zveçanit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button