Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Atentati ndaj dy personave në Berat, dyshohet për pazaret e drogës në Greqi

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre.

Merkaj dhe Dhëmbi kanë vrapuar nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimtarët e rastit. Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, ‘Euronews Albania’ shkruan se konflikti mes dy grupeve ka nisur në shtetin grek për prishje pazaresh droge mes tyre. Policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

Artikuj të lidhur

Back to top button