Barazimet duket se janë kthyer në një “makth” për Arsenalin këtë sezon në Premier League. “Topçinjtë” u ndalën në transfertë nga Brighton, me sfidën që u mbyll 1-1.
Londinezët e nisën ndeshjen shumë mirë, pasi kaluan në avantazh në minutën e 16-të, me golin e Nwaneri, rezultat me të cilin e mbyll pjesa e parë.Megjithatë një penallti e shkaktuar nga Saliba, i kthye në gol nga Joao Pedro, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë rezultat, Arsenali mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, 5 më pak se Liverpool kryesues, por këta të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur.