Ministri i Sigurisë së Bosnjës, Nenad Nešić, u arrestua këtë enjten së bashku me gjashtë persona të tjerë nën akuzat për krim të organizuar, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Lajmi u bë publik nga Zyra e Prokurorit të Shtetit përmes një deklarate për media.
Arrestimi vjen pas hetimeve të kryera nga prokuroria mbi dyshimet për korrupsion në kompaninë publike “Roads of RS”, ku Nešić shërbeu si menaxher i përgjithshëm nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Menaxheri aktual i përgjithshëm i kompanisë, Milan Dakić, u arrestua gjithashtu, së bashku me Mladen Lučić, vëllanë e një ish-ministri.
Prokuroria nuk publikoi emrat e katër të tjerëve të arrestuar.
Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, i cili aktualisht përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës për kundërshtimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për paqen, Christian Schmidt, akuzoi Zyrën e Prokurorisë për një fushatë përndjekjeje kundër zyrtarëve të qeverisë serbe.