Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Armë të rënda në Serbi kundër NATO-? , Putin: Në Kosovë u derdh gjak, po në Donbas ishte ujë?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zbulon një bisedë që ka zhvilluar me Angela Merkel, kur ishte kancelare e Gjermanisë.

“Ish-kancelarja e Gjermanisë më ka thënë dikur: “E di, NATO veproi në Kosovë pa një vendim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por aty u derdh gjak për 8 vite!” Po tek ne, kur gjaku i njerëzve rusë u derdh në Donbas, a ishte gjak apo ujë për ta, çfarë ishte?”.

Kjo është një tjetër tentativë e Rusisë, kësaj radhe e drejtpërdrejtë nga vetë Presidenti Putin, për të barazuar rastin e Kosovës me atë të rajoneve lindore të Ukrainës, në mënyrë që të përpiqet të justifikojë agresionin e tij të armatosur të nisur në shkurtin e dy viteve më parë.

Por, ligji ndërkombëtar e ka rrëzuar këtë pretendim të tij, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa në Hagë janë dënuar një sërë drejtuesish të Serbisë, përfshirë liderin Sllobodan Millosheviç, për masakrat dhe krimet makabre të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Por, Vladimir Putin nuk është kursyer me kërcënime, jo vetëm për NATO-n, por ndaj të gjitha shteteve të botës që do të furnizojnë Ukrainën me armë: “Rusia mund të dërgojë armë me rreze të gjatë në shumë rajone të botës, nga ku mund të kryhen sulme kundër shënjestrave sensitive në vendet që furnizojnë Ukrainën me armë”.

Pyetja që lind natyrshëm pas këtij kërcënimi është se a do të jetë Serbia një prej atyre vendeve që do të përdorë Putini për të sulmuar ato vende që i konsideron kundërshtare. Vlen të rikthehet në vëmendje bashkëpunimi i ngushtë i Beogradit zyrtar me Moskën, veçanërisht në blerjen e armëve dhe sistemeve raketore.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button