Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Arbër Hoxha është lojtar i së ardhmes” – Ish-futbollisti i impresionuar nga këta lojtarë të Kombëtares

Për ish-futbollistin e kombëtares, Ardit Beqirin, pika më e fortë e ekipit është mesfusha. Sipas analizës së tij, mbrojtja i është besuar Gjimshitit për të cilin s’ka më dyshime. Një surprizë nga ndeshja e së mërkurës me Kroacinë ishte Ajeti, ndërsa sulmi për herë të parë i ofron trajnerit alternativa të ndryshme.

Nga këto dy ndeshje që ke parë ose edhe nga miqësoret përpara, cilat janë pikat më të forta të kombëtares tonë, mbrojtja apo sulmi, si e mendon?

Unë mendoj që është mesfusha me thënë të drejtën. Jo se s’kemi pika të forta në mbrojtje, për shembull Gjimshiti është konfirmim tani, nuk ka më diskutim. Dje më ka bërë përshtypje edhe Ajeti, ka bërë ndeshje shumë të mirë nga ajo që pritej. Nëse do të flasim për pika të forta, kemi edhe në sulm, si asnjëherë tjetër kemi alternativa aq sa dje trajneri ka luksin që Brojën mos ta aktivizojë asnjë minutë. Nuk është ndonjë gabim i madh.

S’e di, ai e di.

Ta shpjegoj. Në ndeshjen me Italinë ne u ndrydhëm, u tkurrëm mbrapa edhe nga presioni i golit. Një çikë nga fakti që po luajmë se në fund të fundit, Italia është kampionia në fuqi, një çikë nga presioni i golit që ne deshëm ta ruanim me çdo kusht, ne u tkurrëm aty mbrapa. Në atë moment, automatikisht Broja doli jashtë loje sepse ngeli i izoluar, ekipi nuk shkonte dot më te Broja. Tani pyetja është e thjeshtë: po mirë, po Broja nuk ikën dot tek ekipi që ekipi ka nevojë që të bënte atë që bëri Rey Manaj dje? Rey Manaj ka luftuar, i ka dhënë frymëmarrje ekipit.

Beqiri pati një vlerësim edhe për Arbër Hoxhën, i cili u fut në lojë në minutën ’85.

Ardit Beqiri: Hoxha është lojtar i së ardhmes.

Nuk qe keq për t’u futur aq pak. 

Ardit Beqiri: Po kush e dinte që do të luante ai aq mirë? Se dakord, jo që nuk ishte keq, por unë po të jem, në ndeshjen me Spanjën e fus nga fillimi atë. E meriton. Me atë që tregoi, me mënyrën sesi sulmonte pa frikë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button