Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Apeloi masën “Arrest shtëpie”, GJKKO shtyn vendimin për Sali Berishën, ja kur do të shpallet

GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankemimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masën e “Arrest shtëpie”.

Shpallja e vendimit do të bëhet më 25.01.2024, në orën 09:00.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button