Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Antonio Costa në Tiranë, Rama pret Presidentin e Këshillit Europian

Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, nga ku më pas është zhvilluar një takim bilateral për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat. Nderkohe qe po sot zoti Costa pati edhe nje takim me Presidentin e Republikes Bajram Begaj.

Ky tur i Antonio Costa në 6 vende të rajonit i paraprin Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Këto vizita të Antonio Costa janë komentuar si dërgim i një sinjali të qartë për vendosmërinë dhe angazhimin e Unionit Europian në raport më Ballkanin Perëndimor në kuadër të zgjerimit.

Artikuj të lidhur

Back to top button