Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Amnistia, Lapaj: Në emër të amnistimit të qytetarëve, u falën dhe iu ul dënimi të korruptuarve. Janë 15 vepra…

Koordinatori i Lëvizjes Politike “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi miratimin e amnistisë penale.

Lapaj theksoi se në emër të amnistimit të qytetarëve, u falën dhe iu ul dënimi të korruptuarve. Sipas tij, janë 15 vepra penale që lidhen me korrupsionin, për të cilat ka ulje dënimi ose falje.

“Nën kamuflimin për të bërë amnisti për njerëzit e thjeshtë të vendit, po amnistohen të korruptuarit në Shqipëri. Janë 15 vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin. Kjo ndodh kur ne duam që të luftojmë korrupsionin. Mesazhi që shkon për prokurorët e SPAK është që arrestoni ju, se i amnistojmë ne.

 

 

Pse opozita e vendit futi amandament për të amnistuar këto vepra? Çfarë interesi ka opozita? Është banale që ai që pret drutë nuk përfiton, ndërsa të korruptuarit e ata që shkatërrojnë pyjet amnistohen. Kjo është amnisti që duke përdorur hallin e qytetarëve të zakonshëm, iu shërben të korruptuarve”, deklaroi Lapaj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button