Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Ambasadori i SHBA: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përkujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke thënë se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë çfarë ngjau në këtë fshat të vogël të komunës së Shtimes, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit, më 15 janar të vitit 1999, kur policia dhe ushtria serbe vrau dhe masakroi 45 civilë shqiptarë.

Ai ka shkruar se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’.

Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.

In the words of Dr. Martin Luther King: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
Let no one forget or deny what happened in Recak/Racak, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well.… https://t.co/jeIIGzCEPn

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2024

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button